KryesoreLajme

Komiteti Olimpik i Kosovës kërkon sqarime nga UEFA për heqjen e flamurit të Kosovës në Kongres

Komiteti Olimpik i Kosovës ka kërkuar sqarime nga UEFA për heqjen e flamurit në Kongresin e 49-të që të enjten u mbajt në Beograd. 

Serbia të enjten gjatë ditës nuk e lejoi Kosovën që të paraqitet me simbole shtetërore, duke e hequr flamurin shtetëror. 

Një ditë më pas ka reaguar Komiteti Olimpik i Kosovës, që ka shprehur shqetësimin për veprimet e marra në ambientet e Kongresit të UEFA-s. 

“Komiteti Olimpik i Kosovës shpreh shqetësimin dhe indinjatën e thellë për veprimin e papranueshëm të heqjes së flamurit të Republikës së Kosovës dhe ambientet e Kongresit të UEFA-s, i cili u mbajt në Beograd të Serbisë. Edhe më shqetësues dhe i turpshëm është fakti që flamuri i vendosur në mesin e flamujve të shteteve tjera përfundoi në duart e huliganëve, të cilët më pas e dogjën përpara ambienteve ku po mbahej Kongresi”, ka shkruar KOK-u të premten. 

Lexo më shumë  26 vite nga rënia e Agim Ramadanit

Federata e Futbollit e Kosovës nuk u paraqit e barabartë me shtetet e tjera anëtare të UEFA-s. 

Flamuri i Kosovës u hoq nga vendi ku ishin ulur kryetari i FFK-së, Agim Ademi, dhe sekretari i përgjithshëm, Markus Ëeidner, para se të niste Kongresi i UEFA-s. Mbeti vetëm logoja e Federatës. 

Kjo u konfirmua nga fotografitë e agjencive të huaja dhe transmetimi i UEFA-s. 

“Ky akt përbën një sulm të drejtpërdrejtë jo vetëm ndaj simboleve shtetërore të Kosovës, por edhe ndaj vlerave themelore të sportit: respektit, barazisë dhe përfshirjes. KOK kërkon sqarime nga organizatori i Kongresit, në këtë rast UEFA, për heqjen dhe djegien e flamurit, e njëkohësisht kërkojmë marrjen e masave të mikpritësit të këtij Kongresi, i cili sipas pamjeve të publikuara edhe gjatë punimeve të Kongresit u përfshi në aktet e heqjes së flamurit. Kosova dhe institucionet tona sportive janë anëtare të barabarta në të gjitha organizatat përkatëse ndërkombëtare dhe, si të tilla, duhet të trajtohen me dinjitet dhe respekt në çdo ngjarje sportive, pavarësisht se kush është vendi mikpritës”, ka shkruar tutje Komiteti Olimpik i Kosovës.

Lexo më shumë  Hajdari: “Panairi Ndërkombëtar i Turizmit – Kosova 2025”, platformë që bashkon liderët e industrisë dhe bizneset, me qëllim fuqizimin e sektorit të turizmit

Pas përfundimit të Kongresit të enjten reagoi Federata e Futbollit e Kosovës, që ka këmbëngulur se Kosova është paraqitur me simbole shtetërore.

Rruga Press

YouTube player
sqhrenfrdeit