KryesoreLajme

Foto/ Tirana vazhdon të mbytet nga kulla të reja. Zbulohen kullat e reja që do ngrihen tek stadiumi Dinamo

Një tjetër stadium me kullë dhe zhdukje e parkut dhe fushës së futbollit pranë tij. Këto janë projektet që i janë prezantuar këtë të premte kryeministrit Rama në garën për rijetëzimin e stadiumit “Selman Stërmasi”, ish Dinamo si dhe zonën përreth tij. Faza finale e garës do të ketë pesë studio, ku tre fituesit do të kalojnë në fazën tjetër dhe një mes tyre do të fitojë.

Lexo më shumë  Serwer: Vuçiqi po pret mundësinë për ta marrë veriun e Kosovës

Korporata e Investimeve Shqiptare kishte hapur zyrtarisht garën për rindërtimin e stadiumit në fillim të këtij viti.

Projekti i investimit realizohet sipas modelit të Arena Kombëtare ku Korporata dhe Bashkia Tiranë japin pronën që kanë në dispozicion dhe ku ata që përfitojnë kullat rinovojnë edhe stadiumin. Por nga fotot e projekteve të paraqitura duket se do të zhduket edhe një pjesë e aneksit sportiv para stadiumit i cila ka qenë fushë futbolli.

Lexo më shumë  Protesta në Shqipëri "thyen" faqen e prestigjozes The Guardian, bëhet artikulli kryesor dhe më i lexuari

Rruga Press

YouTube player