Bota

Komisionerja e BE-së: Fëmijët përbëjnë gjysmën e të gjithë refugjatëve ukrainas

CNN shkruan se këtë gjë e ka bërë me dije komisionerja e BE-së për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson.

Fëmijët përbëjnë gjysmën e 3.8 milionë refugjatëve nga Ukraina që kanë mbërritur në Bashkimin Evropian që nga pushtimi rus. CNN shkruan se këtë gjë e ka bërë me dije komisionerja e BE-së për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson.

“Numri i të ardhurve është në rënie. Në kulmin, ne kishim 200,000 ardhje në ditë, tani është ulur në 40,000 në ditë,” tha ajo.

Johansson, e cili po fliste pas një takimi të ministrave të brendshëm të BE-së në Bruksel, shtoi se 800,000 nga 3.8 milionë të ardhur kanë aplikuar tashmë për mbrojtje të përkohshme në BE. Zyrtarja njoftoi gjithashtu se ministrat e brendshëm të BE-së kishin rënë dakord për një platformë të gjerë të BE-së për regjistrimin e refugjatëve që mbërrijnë dhe aplikojnë për mbrojtje të përkohshme në bllok, me koordinim në nivel BE për qendrat e transportit dhe informacionit.

Lexo më shumë  Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Komisioneri i BE-së vuri në dukje se udhëzimet e përbashkëta për pritjen dhe mbështetjen e fëmijëve, përfshirë të miturit e pashoqëruar, si dhe një plan kundër trafikimit ishin miratuar nga ministrat e BE. Mungesa e një qasjeje uniforme për menaxhimin e fluksit të refugjatëve gjatë dhe pas krizës së migracionit të vitit 2015 ka qenë një pikë mosmarrëveshjeje në bllok. Duke paralajmëruar për nevojën e planifikimit të mëtejshëm të emergjencës për refugjatët, ajo tha, ne duhet të jemi të përgatitur për shumë miliona të tjerë që mund të kenë nevojë të ikin nga Ukraina.

Lexo më shumë  Ukrainë: Mbi 7 mijë njerëz evakuohen nga rajoni i Kharkiv

“Ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë nesër,” shtoi komisionerja.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *