KryesoreLajme

Komandanti i KFOR-it dhe ministri kroat i Mbrojtjes diskutojnë për sigurinë

Komandanti i KFOR-it Gjeneral Major Enrico Barduani, ka takuar sot zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, Ivan Anushiç, në selinë e KFOR-it në Prishtinë.

Në njoftimin e KFOR-it theksohet se ata diskutuan për përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të mbështetur të gjitha përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar në funksion të sigurisë së qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetit rajonal.

Lexo më shumë  ‘Është e pamundur të negociosh me këtë qeveri’/ Media franceze: Nuk ndalen protestat kundër Ramës

“Gjeneral Major Barduani shprehu mirënjohje për kontributin e gjatë dhe të qëndrueshëm të Kroacisë në misionin e KFOR-it dhe në ruajtjen e stabilitetit në rajon”.

“Ndërkohë, Zëvendëskryeministri Anushiç vizitoi kontigjentin kroat të vendosur në komandën rajonale perëndimore të KFOR-it, duke i falënderuar ata për angazhimin dhe kontributin e çmuar në përpjekjet e KFOR-it”, thuhet në njoftim.

KFOR-i rithekson se vazhdon të zbatojë mandatin e tij bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke kontribuar për një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe duke garantuar lirinë e lëvizjes në mënyrë të paanshme.

Lexo më shumë  Al Jazeera: Kryeministri i Shqipërisë thotë se samiti i NATO-s i vitit 2027 nuk do të mbahet në Tiranë - Kritika për shpenzimet e ulëta në mbrojtje, teksa Rama përballet me protesta prej disa muajsh

Rruga Press

YouTube player