Lajme

Kokaina në Portin e Durrësit!Dy në pranga, kush është doganieri dhe inspektori i AKU

Arrestohen dy persona për ngarkesën 119 kg kokainë të kapur në kontejnerin e bananeve në një magazinë në Vaqarr.

Shtetasit Julian Merhori, agjent doganor në Portin e Durrësit si dhe Bujar Qurku, inspektor i AKU.

Ditën e djeshme Policia e Tiranës ka shoqëruar dhe pyetur të paktën 9 punonjës të skanerit në portin e Durrësit, agjentë doganore dhe punonjës të Autoritetit Kombëtar Ushqimor, në lidhje me kontejnerin me banane, ku ishin fshehu 119 kg kokainë.

Lexo më shumë  Karkaleci “pushton” Kolonjën! Dëmtohen kulturat bujqësore, fermerët: Rrezikojmë të mbesim pa prodhime! Institucionet nuk ndërhyjnë

Shoqërimi i tyre u bë për faktin se skaneri doli i pastër, pavarësisht se në mjet kishte drogë. Mësohet se është sekuestruar e gjitha praktika dhe dokumentet, ndërsa rezulton se fleta shoqëruese e mallit të firmosur nga AKU ka rezultuar me probleme.

119 kilogramë kokainë kapën më 30 dhjetor të vitit që lamë pas në një magazinë në Vaqarr.

Rruga Press

Lexo më shumë  Snezhana Paunoviq ishte pjesë e strukturave paralele të Serbisë në Kosovë, në vitin 2018 ajo mbante poziten e u.d. Drejtoreshës së Institucionit Farmaceutik në Pejë
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *