Bota

Gjykata ukrainase ngrin pronat e ish-presidentit Poroshenko – Nga viti 2020 ishte në listën e sanksioneve të Amerikës

Vendimi i djeshëm i një gjykate në Kiev, i cili konfiskoi të gjithë pasurinë e ish-presidentit ukrainas, Petro Poroshenko, mund të tregojë mënyrën dhe efektin e duhur të sanksioneve amerikane ndaj politikanëve të korruptuar.

Gjykata Themelore në Kiev dje konfiskoi të gjithë pronën e ish-presidentit ukrainas Petro Poroshenko dhe gjatë vendimit gjykatësi tha se bëhet fjalë për apartamente në Vinjica dhe Kiev, prona në Kozyn, parcela toke dhe aksione në kompani të shumta private.

Lexo më shumë  Rusia kërcënon NATO-n nëse dërgon trupa në Ukrainë

Poroshenko, i cili është në arrati që nga java e kaluar, është akuzuar për tradhti, ndihmë të organizatave terroriste dhe financim të terrorizmit për gjoja organizimin e blerjes së qymyrit nga Ukraina nën kontrollin e forcave pro-ruse në Donbas.

Veprat kriminale janë përjetësuar edhe në Panama Papers, dhe nga viti 2020 ai është në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara.

Lexo më shumë  Gjermania tërheq të dërguarin e saj në Rusi pas një sulmi kibernetik

Ndryshe, Volodymyr Zelensky u bë president ukrainas në maj të vitit 2019 dhe nga ajo kohë janë ngritur dhjetëra hetime kundër ish-presidentit. Disa partnerë evropianë dhe transatlantikë kanë ngritur shqetësimin për njoftimin e akuzave kundër Poroshenkos.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *