Bota

“Koha ta hapim sërish”/ Një tjetër vend europian do të shfuqizojë masat anti-Covid

Suedia do të jetë shteti i radhës që do të shfuqizoj kufizimet e vëna si kundërpërgjigje në luftën kundër COVID-19, pavarësisht numrit të madh të rasteve të infektuar, pasi që po llogarisin në vaksinimin me dozën e tretë dhe përqindjen e madhe të banorëve që janë shëruar nga coronavirusi.

Kufizimet aktuale që përfshijnë mbylljen e hershme të bareve dhe restoranteve, ndalimin e tubimeve mbi 500 persona në ambiente të mbyllura, janë zgjatur muajin e kaluar dhe do të jenë në fuqi deri më 9 shkurt, transmeton Telegrafi.

Lexo më shumë  Cameron: Britania do ta ndihmojë Ukrainën sa të jetë e nevojshme

“Koha është që ta hapim sërish Suedinë. Përqindja e të infektuarve do të mbetet akoma, por gjykuar nga situata aktuale, pasojat e infeksioneve janë pas nesh”, tha kryeministrja Magdalena Anderson në një konferencë për media.

E goditur nga varianti i ri i coronavirusit – Omicron, Suedia vazhdimisht ka shënuar numër të madhe të rasteve ditore gjatë janarit, e kjo bëri që të mbingarkohet sistemi shëndetësorë pak më shumë për dallim nga valët e mëparshme.

Lexo më shumë  Ushtria amerikane prezanton armën detare të gjeneratës së ardhshme

Suedia kur filloi pandemia pati zgjedhur një qasje të veçantë, duke mos aplikuar masat e rrepta anti-COVID sikurse shtetet e saj fqinje që ishin izoluar plotësisht.

Rruga Press

YouTube player