KryesoreLajme

Koha kur familja e gjerë distancohej nga Fatmir Sheholli dhe babai i tij për “tradhti kombëtare”

Një shkrim i gazetës “Bujku”, i botuar më 15 mars në vitet ’90, tregon se 44 familje Sheholli nga Podujeva dhe rrethina ishin distancuar publikisht nga Maliq Sheholli dhe i biri i tij Fatmiri, të cilët akuzoheshin për bashkëpunim me pushtetin serb të asaj kohe.

Sot, më 9 tetor 2025, Fatmir Sheholli u arrestua nga Policia e Kosovës nën dyshimet për spiunazh.

“Ngase distancimi ynë nga Maliq Sheholli dhe i biri i tij Fatmir, i bërë në vitin 1990, i botuar në revistën fetare ‘Dituria Islame’, është më pak i njohur për publikun, e shohim të nevojshme ta njoftojmë opinionin shqipfolës, kudo në botë, se familja e gjerë Sheholli (44 kryefamiljarë) gjithmonë distancohet nga veprimet e këtyre të dyve: Maliqit e Fatmirit”, thuhet në tekstin e botuar në gazetë.

Lexo më shumë  Kurti prezanton projektet për katër hekurudha dhe pesë diga gjatë takimit me Odën Tregtare Kosovaro-Turke

Më tej në shkrim theksohej se, sipas deklaratës, Maliqi dhe Fatmiri “janë vënë në shërbim të pushtuesit serb dhe kështu kanë bërë aktin më të lig njerëzor: tradhtinë kombëtare”.

“Pavarësisht nga veprimet e tyre renegatë, lëvizja jonë gjithëpopullore do të realizojë çlirimin kombëtar. E renegatëve kurrë s’mund t’u hiqet njolla e tradhtisë”, thuhej në fund të letrës, e cila ishte dërguar redaksisë së “Bujkut”.

Lexo më shumë  Maqedonci: Fabrika e municionit synon forcimin e mbrojtjes dhe zhvillimin industrial. Fabrika në Gjakovë pritet të nisë punën vitin e ardhshëm

Nënshkrues të kësaj deklarate ishin dhjetëra anëtarë të familjes Sheholli nga Podujeva, përfshirë emra si Sahit, Bajram, Brahim, Hamit, Selman, Rrahman, Ismail, Fehmi, Rifat, Ramush, Faik, Gani, Agim e të tjerë.

Letra e publikuar në gazetën “Bujku”
YouTube player