KryesoreLajme

Koalicioni “VLEN”: BDI për një mandat ka harxhuar 46 milionë euro për aparate bixhozi

Ardian Demiri nga koalicioni i partive opozitare shqiptare që është emëruar “VLEN”, sot në konferencë për shtyp tha se “BDI për një mandat ka harxhuar 46 milionë euro para të qytetarëve për aparate për bixhoz”.

Ai tha se Çarshia e Vjetër në Shkup nga vatër kulturore dhe traditave familjare, po rrezikon të kthehet në qendër kumari, bixhozi dhe simbol i së keqes.

Sot jemi këtu që t’i thërrasim ndërgjegjes së pushtetarëve të pangopur se kazinot – që janë kthyer në simbol të këtij pushteti në ikje, ndërkohë që po mbushin xhepat e funksionarëve dhe familjeve të tyre, si sëmundje malinje po hanë dhe po rrënojnë familjet tona, rininë tonë, të ardhmen tonë!

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti në Graçanicë ua dorëzon çelësat e banesave 56 familjeve të komunitetit joshumicë

“Të nderuar, “ariu polar” vërtetë ka trokitur në dyert tona – por përmes parave dhe transakcioneve të pista të oligarkëve serbo – rusë, të cilët qëndrojnë prapa mega industrisë së kazinove dhe kumarit. A ka akoma dilema se përse shqetësohet Aleksandar Vuçiq për politikën shqiptare në Maqedoni?! Sot, teksa paradojnë nëpër vendbanimet shqiptare dhe kalldrëmin e Çarshisë, ne i rikujtojmë edhe njëherë publikisht se 6 milionë euro të shpenzuara për të forcuar edhe më shumë kazino industrinë përmes softuerit për “rrush e kumbulla” do të ishin 6 milionë euro më shumë për softuer për studentë, për digjitalizimi të arsimit pa libra, për rehabilitimin edhe më të madh të Çarshisë, për ndërtim rrugësh, çerdhesh, shkollash, bibliotekash, qendrash kulturore, e të ngjashme”.

“Me këto 6 milionë euro të miratuara me nënshkrim të kujt tjetër pos kurbanit të Artan Grubit – Përparim Bajramit, shuma e investuar nga BDI- ja në kumar dhe bixhoz arrin në 46 MILIONË EURO për vetëm katër vite!!! Mos kini asnjë dilemë – prapa pohimit për “dislokimin e kazinove” në fakt fshihet vetëm strategjia e forcimit të mëtejmë të tyre, dhe vulosja e prezencës së tyre në jetët tona!”, tha Ardian Demiri nga koalicioni “VLEN”.

Ai shtoi se demontimi i pushtetit do të finalizohet në zgjedhjet e 8 majit.

YouTube player