Sport

Jasir Asani: Gati për sezonin e ri, jemi më të fortë se kurrë më parë

Viti 2023 ishte më i miri në karrierën e Jasir Asanit.

Futbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut shkëlqeu në fanellën e Kombëtares shqiptare, të cilën me golat dhe kontributin e tij e ndihmoi që të kualifikohej në Kampionat Evropian.

Tashmë, futbollisti ofensiv do ta nisë vitin 2024 me ambicie të mëdha, si me klubin e tij ashtu edhe me kuqezinjtë.

Ndonëse pritej një rikthim i tij në futbollin evropian, 28-vjeçari mbeti megjithatë në Korenë e Jugut, respektivisht në ekipin Gwngju FC.

Lexo më shumë  Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit

sh-futbollisti i Vardarit, Shkupit, Pobedas, Partizanit, AIK e Kisvarda, e ka bërë një postim në rrjetet sociale, përmes së cilit i ka shprehur ambiciet e tij për vitin 2024, duke u shprehur optimist se ky do të jetë një vit pozitiv dhe i suksesshëm për të dhe për shqiptarët në përgjithësi.

“Jemi gati për sezonin e ri, më të fortë se kurrë më parë, do të jetë viti ynë”, shkroi Asani në rrjetet sociale.

Lexo më shumë  Distria Krasniqi merr dy fitore mahnitëse dhe kualifikohet në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

Kombëtarja shqiptare e siguroi kualifikimin e dytë në një Kampionat Evropian brenda tetë vjetësh, ndërsa në Euro 2024 ka përfunduar në grup me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.

Rruga Press

YouTube player