Lajme

Koalicioni për Gratë në Gazetari i shqetësuar për dhunën ndaj gazetareve

Në përvjetorin e vrasjes së gazetares malteze Daphne Galizia, organizata “Koalicioni për Gratë në Gazetari” thotë se dhuna ndaj gazetareve gra vijon të mbetet problem.

Organizata ka dokumentuar rastet e dhunimit ndaj gazetareve duke ngritur shqetësimin mbi sigurinë e tyre në Europë, sidomos në pjesën lindore të kontinentit ku të dhënat tregojnë se gratë janë më të rrezikuara.

Koalicioni për Gratë në Gazetari dokumentoi 149 raste të dhunës ndaj gazetareve në Europë në periudhën nga 1 janari deri më 1 tetor të vitit 2021.

Në rastet e raportuara përfshihen ndalime të jashtëligjshme, sulme fizike, përndjekje ligjore, kërcënime, ngacmime verbale, sulme në terren, ngacmime seksuale, sulme raciste, përjashtime dhe ngacmime në vendin e punës.

Lexo më shumë  Arsyeja e vizitës së presidentit kinez në Beograd është shumë më e thellë: Xi Jinping do ta ftojë Serbinë të anëtarësohet në BRICS

Nga 1 janari deri më 1 tetor, Bjellorusia është vendi ku janë regjistruar numri më i shkeljeve ndaj ndaj gazetareve ne Europë, me 46 raste të dokumentuara që nga muaji janar. Pas Bjellorusisë renditet Rusia me 28 raste, Gjeorgjia me 16 dhe Mbretëria e Bashkuar me 11 raste, Franca me 7 e Bullgaria me 4.

Për Shqipërinë raportohet një rast i dhunimit të një gazetareje.

Këtë të dielë është edhe përvjetori i katërt i vrasjes së gazetares malteze Daphne Caruana Galizia, një shkrimtare, blogere dhe aktiviste kundër korrupsionit, e cila raportonte për ngjarjet politike në Maltë. Në veçanti, ajo u përqendrua në gazetarinë investigative, raportimi mbi korrupsion qeveritar, akuzat për pastrim parash dhe krim të organizuar.

Lexo më shumë  Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

Ajo u vra në një shpërthim me bombë në makinë më 16 tetor 2017.

Parlamenti Europian këtë vit ka ndarë një çmim që mban emrin e gazetares malteze për “punën e jashtëzakonshme të gazetarisë bazuar në parimet dhe vlerat e Bashkimit Evropian.”/euronews/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *