KryesoreLajme

Knaus e konsideron fiasko diplomatike për Gjermaninë nëse bllokon anëtarësimin e Kosovës në KiE

Pak pasi ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, u shpreh se shpreson që ta shohë Kosovën një ditë në Bashkimin Evropian, Gerald Knaus, kryetar i Iniciativës Evropiane për Stabilitet, ka thënë se testi për ta treguar këtë është në javën e ardhshme në Këshill të Evropës.

“Tani për tani, Gjermania, Franca dhe Italia planifikojnë të vënë veto ndaj rekomandimit të 82 për qind të deputetëve në Asamblenë Parlamentare, që pasoi shqyrtimin më meritokratik  nga tri komisione dhe ekspertë. Do të ishte fiasko diplomatike. Pas kësaj, përse t’i besohet drejtësisë së anëtarëve të BE-së, pavarësisht meritave?” ka shkruar ai në Twitter të enjten.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Kosova e ka kaluar testin e Asamblesë Parlamentare për anëtarësim në Këshill të Evropës. Në raportin e miratuar, nuk ka pasur parakushte pasi është konsideruar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet.

E në mes të majit pritet të mbahet mbledhja e Komitetit të Ministrave, si organ final që vendos për anëtarësime. Disa prej shteteve më të fuqishme të BE-së, Franca e Gjermania, kanë kushtëzuar anëtarësimin me “hapa konkretë” për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Kjo është kundërshtuar nga Qeveria e Kosovës. Aktualisht Kosova nuk është në agjendë për takimin që pritet të mbahet në mes të majit.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama
YouTube player