Lajme

KLSH zbulon dëmin ekonomik në 12 muaj: 610 mln euro shkelje nga administrata

610 milionë euro llogaritet të jenë shkeljet në administratë gjatë vitit të shkuar. KLSH zbulon se fatura më e lartë është për keq-menaxhimin e fondeve. Kritikat më së shumti shkojnë te prokurimet dhe kontrolli i punimeve.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar një dëm prej 158 milionë eurosh në 12 muaj në administratën shtetërore.

Në raport bëhet e ditur se ky është vetëm dëmi  financiar i konstatuar, ndërsa kësaj shumë i shtohen dhe 458 milionë euro që konsiderohen shkelje të disiplinës financiare me ndikim negative në performancën e subjekteve ku është ushtruar kontroll.

Lexo më shumë  “Vetëm liria është më e shtrenjtë se jeta”, Kurti citon pjesë të intervistës që heroi Ilaz Kodra kishte dhënë për një televizion gjerman

Për këtë të fundit janë 367.7 milionë euro të zbuluara si keq-menaxhim  në fushën e shpenzimeve jo me eficencë apo efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve.

Vërejtjet janë konstatuar kryesish në fushën e prokurimit publik e shoqëruar me mungesë kontrolli në realizimin e procedurave, të cilat në shumë raste rezultojnë të realizuara jo në përputhje me kuadrin ligjor.

Këto shkelje i përkasin veprimtarisë për periudhën kohore 2018-2020.

Lexo më shumë  “Reporterët Pa Kufij”: Shqipëria e fundit mes vendeve të Ballkanit për lirinë e medias

Në total janë audituar 205 institucione nga të cilët janë bërë 14 Kallëzime Penale për 62 persona.

Gjithashtu janë paraqitur, 1087 rekomandime disiplinore dhe administrative dhe 3074 rekomandime organizative si dhe rekomandime për ndryshime apo përmirësime ligjore.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *