Lajme

Klima e investimeve, DASH: Korrupsioni i lartë, problem edhe kontratat

Shqipëria vijon të jetë një vend i vështirë për të bërë biznes në sytë e investitorëve të huaj, citon Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin e fundit të klimës së investimeve.

Korrupsioni, veçanërisht në sistemin gjyqësor, mungesa e transparencës në tendera, konkurrenca e pandershme, ekonomia informale, ndryshimet e shpeshta fiskale dhe zbatimi i dobët i kontratave janë problemet kryesore që hasin të gjithë ata që kanë një sipërmarrje në vendin tonë.

Investitorët që i japin zë këtij publikimi dhe raportimet e zakonta të fenomenit të korrupsionit tregojnë që situata është përkeqësuar ndër vite, ndërsa kontratat PPP kanë zvogëluar madje edhe mundësinë për konkurrencë.

Lexo më shumë  CNN hapësirë për protestuesit, gazetarja Soares publikon mesazhet që i dërgojnë shqiptarët nga sheshi

Raporti i DASH nuk lë jashtë dokumentit që përdoret si udhërrëfyes nga investitorët e huaj edhe çështjen e një kompanie amerikane me shtetin shqiptar, tashmë në arbitrazh ndërkombëtar.

Ndërsa shumë nisma si ligji për investimet strategjike, apo për Zonat e Lira Ekonomike nuk kanë gjetur zbatim në tërheqjen e investitorëve të huaj, teksa probleme të vjetra si pronësia mbi tokën, mbrojtja e aksionerëve të vegjël apo pronësia intelektuale vijojnë të mos gjejnë zgjidhje.

Lexo më shumë  Libri "Albanian Files" i Ramës thotë se në Divjakë-Karavasta do të ndërtohet qytet i tërë me vila dhe kulla për 50 mijë banorë

Në notat e pakta pozitive, raporti vlerëson reformat e ndërmarra në kuadër të dixhitalizimit dhe i jep një zë të rëndësishëm reformës në drejtësi, me pritshmërinë që kur të jetë e plotë të mundësojë një hap të madh në luftën kundër korrupsionit dhe përmirësimit të klimës së investimeve./a2/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *