Kuriozitete

Kjo shtëpi është vetëm 6 metra e gjatë dhe mban gjithçka që ju nevojitet për një jetë të rehatshme

Sekreti qëndron në hapësirën e përdorur në mënyrën më të mirë.

Mjekja Loren nga Zelanda e Re i befasoi shumicën e njerëzve kur ajo ndërroi shtëpinë e saj luksoze me një shtëpi prej druri, me të cilën udhëton nëpër botë.

Kjo shtëpi prej druri është vetëm 2.5 metra e gjerë dhe 6 metra e gjatë.

Edhe pse duket vërtet e vogël dhe kompakte, kjo shtëpi ka gjithçka që nevojitet për të jetuar – një kuzhinë, një banjë dhe një dhomë gjumi.

Shtëpia është bërë nga kedri japonez, një dru që “merr frymë”, dhe ka shumë dritare, për shkak të të cilave atmosfera në shtëpi është e ajrosur dhe e ndritshme.

Është gjithashtu interesante që mjekja u desh ta “lidhte” shtëpinë me zinxhirë në tokë, për shkak të vendit me erë ku ajo aktualisht jeton.

– Zgjodha një shtëpi si kjo, sepse mund ta marr shtëpinë me vete. Për më tepër, unë jam më shumë në natyrë. Këtu, aktualisht jam në mes të vreshtit – tha Loren.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *