Lajme

Kjo hartë duhet të na zgjojë nga gjumi, rreziku që na kanoset të gjithëve

NASA ka publikuar pamjet satelitore të zjarreve aktive që kanë përfshirë disa vende të botës. Sipas pamjeve të publikuara, pjesa më e madhe në Afrikën jugore dhe Madagaskari janë përfshirë nga flakët.

Gjithashtu në pamjet e siguruara nga NASA,  shihen qartë zjarret që kanë përfshirë Amerikën Veriore dhe Jugore,  Europën jugore dhe pjesën lindore të Federatës Ruse. Një hartë e mbushur me “pika” të kuqe, e cila i referohet  mijëra zjarreve që kanë përfshirë botën, janë tregues të problemeve serioze të krijuara nga ndryshimet klimatike.

Lexo më shumë  Kundër shembjes së banesave për projektin Thumanë-Kashar, familjarët kanë paralajmëruar se do të spërkaten me benzinë dhe do t’i vënë flakën vetes

Në pamjet e publikuara gjithashtu shihen zjarret që vazhdojnë ende në Shqipëri, Greqi, Turqi, Itali, etj.  Shërbimi FIRMS i NASA -s, transmeton të dhëna reale të  zjarreve aktive brenda tre orëve nga monitorimi satelitor./abcnews.al

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *