Lajme

Kina e Rusia armatosin Serbinë? Xhaferaj zbulon bisedën me 2 senatorët amerikanë

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj tha në një intervistë për Euronews Albania se Serbia po aramatoset me armë nga Kina dhe Rusia dhe është i vetmi vend në Ballkan pro Putin e kundër NATO-s.

Sipas tij është e pashpjegueshme se përse Serbia duhet të armatoset kur rrethohet nga 5 shtete që janë anëtare të NATO-s, pyetje të cilën ia kishte ngritur dhe dy senatorëve amerikanë më të cilët kishte drekuar.

“Që nga viti 2014 që Rusia nisi agresionin për të pushtuar Krimenë, sjellja e Vuçiçit ka qenë permanente, koherente, gjithmonë në favor të Putinit dhe asnjëherë në favor të NATO-s. Presidenti Vuçiç ka me dhjetëra deklarata kundër NATO-s dhe ka me dhjetëra deklarata pro Putin. Serbia është i vetmi vend në Ballkan që ka një ditë që celebron protesta anti-NATO, Serbia është armatosur nga Kina, nga Rusia dhe unë fare sinqerisht i pyeta dy senatorët amerikanë, kundër kujt armatoset Serbia? Serbia është një shtet që rrethohet nga 5 vende anëtarë të NATO-s, armatoset kundër NATO-s? Serbia ka të emëruar zv. kryeministër dhe ministër të Jashtëm zotin Daçiç i cili 4 vjet më parë është dekoruar me medalje shtetërore nga Putin,” – u shpreh Xhaferaj.

Lexo më shumë  Ukraina godet depon e naftës ruse në Krimenë e pushtuar

Ndërkaq, deputeti shtoi se Serbia së fundmi ka emëruar shef të shërbimeve sekrete, ish-ministrin e Brendshëm, zotin Vulin edhe ky i deklaruar pro rus.

Sipas tij edhe pse Perëndimi pretendon se mund ta tërheqë Serbinë në NATO, kjo e fundit e ka bërë tashmë zgjedhjen e saj.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *