KryesoreLajme

KFOR-i përgënjeshtron lajmet në media se “ua kanë ndaluar disa zyrtarëve të Kosovës të udhëtojnë në veri”

KFOR-i ka përgënjeshtruar disa thashetheme që po qarkullojnë në rrjetet sociale se gjoja ata ua kanë ndaluar disa zyrtarëve kosovarë të udhëtojnë në veri të Kosovës.

Përmes një njoftimi për media KFOR-i njofton se këto pretendime nuk qëndrojnë dhe se misioni i NATO-s nuk ndërhyn kurrë në lirinë e lëvizjes së individëve nëpër Kosovë.

“Misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO dëshiron të sqarojë se thashethemet që qarkullojnë në rrjetet sociale që pretendojnë se KFOR-i po ndalon disa zyrtarë kosovarë të udhëtojnë në veri të Kosovës janë të pabaza. KFOR-i nuk ndërhyn kurrë në lirinë e lëvizjes së individëve nëpër Kosovë”, thuhet në reagimin e KFOR-it.

Lexo më shumë  Maqedonci në panairi BEDEX 2026: Mbi 1 miliard euro për modernizimin e Ushtrisë së Kosovës

KFOR-i thotë se do të vazhdojë të ofrojë mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

“KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), respektivisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë. Ne vazhdojmë të bashkëpunojmë me institucionet në Kosovë në baza ditore”, vijon tutje njoftimi.

Lexo më shumë  Orav pas takimit me Kurtin në prani të Sorensen: Ligji për të huajt do të zbatohet me disa masa shtesë

Rruga Press

YouTube player