KryesoreLajme

KFOR-i përgënjeshtron lajmet në media se “ua kanë ndaluar disa zyrtarëve të Kosovës të udhëtojnë në veri”

KFOR-i ka përgënjeshtruar disa thashetheme që po qarkullojnë në rrjetet sociale se gjoja ata ua kanë ndaluar disa zyrtarëve kosovarë të udhëtojnë në veri të Kosovës.

Përmes një njoftimi për media KFOR-i njofton se këto pretendime nuk qëndrojnë dhe se misioni i NATO-s nuk ndërhyn kurrë në lirinë e lëvizjes së individëve nëpër Kosovë.

“Misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO dëshiron të sqarojë se thashethemet që qarkullojnë në rrjetet sociale që pretendojnë se KFOR-i po ndalon disa zyrtarë kosovarë të udhëtojnë në veri të Kosovës janë të pabaza. KFOR-i nuk ndërhyn kurrë në lirinë e lëvizjes së individëve nëpër Kosovë”, thuhet në reagimin e KFOR-it.

Lexo më shumë  Mori pjesë në protestën në Tiranë, Kolegji Universitar i Biznesit e heq nga puna pedagogun: Mos u dekurajoni, mos u friksoni, luftoni se do të fitojmë

KFOR-i thotë se do të vazhdojë të ofrojë mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

“KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), respektivisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë. Ne vazhdojmë të bashkëpunojmë me institucionet në Kosovë në baza ditore”, vijon tutje njoftimi.

Lexo më shumë  Rasti i Ballukut nxin Shqipërinë, zbardhet raporti i KE: SPAK kërkoi arrestimin për korrupsion me tenderat, por Kuvendi refuzoi t’i heqë imunitetin. Rrezik për pandëshkueshmëri!

Rruga Press

YouTube player