Këto janë 5 shkaqet e zakonshme të skuqjes së syve
Siç thotë proverbi i vjetër, syri është një dritare për shpirtin.
Megjithatë, sytë tuaj ofrojnë gjithashtu një dritare për zbulimin e disa prej shenjave më të hershme të disa kushteve shëndetësore .
Të kesh sy të kuq me gjak është mjaft normale dhe zakonisht thjesht sugjeron që jeni të lodhur.
Doktoresha Nisa Aslam, mjeke e përgjithshme dhe këshilltare e Golden Eye shpjegon se çfarë mund të shkaktojë skuqjen e syrit tuaj dhe kur ia vlen të kërkoni ndihmë.
1. Gjendjet inflamatore dhe infektive
“Syri i kuq shpesh shkaktohet nga inflamacioni dhe sëmundjet infektive – ndonjëherë bakteriale.
2. Covid-19
Mjeku i përgjithshëm tha gjithashtu se Covid , i cili zakonisht shoqërohet me infeksion të mushkërive dhe zemrës, mund të jetë gjithashtu shkak i një infeksioni të syrit ose i skuqjes së syve.
“Syri i kuq mund të jetë një simptomë dhe efekt anësor i Covid-19.
“Covid-19 mund të hyjë në trup nëpërmjet syve dhe të udhëtojë në tru nga pjesa e pasme e syrit”, shtoi ajo.
3. Blefariti
Blefariti është një gjendje e zakonshme e syve që prek kapakun e syrit. Gjendja shpesh shkaktohet nga produktet e bukurisë të ndotura ose të skaduara që i afrohen shumë syrit.
4. Alergjitë
“Alergjitë si poleni, që shkakton ethet e barit, mund të shkaktojnë skuqje të syve”, tha mjekja.
5. Lentet
Kohët e fundit, studiuesit zbuluan se ripërdorimi i lenteve, mbajtja e tyre gjatë natës ose në dush rrit rrezikun për infeksion të kornesë së syrit.
Rruga Press