Lajme

“Këta prisnin huliganë në protestë”/ Aktivisti: Policia të mos bëhet palë me oligarkët

Aktivisti Adriatik Lapaj ka kritikuar lëvizjen e Policisë së Shtetit për të shpërndarë protestuesit përpara Kryeministrisë.

Në një prononcim për mediat, Lapaj thotë se kjo nuk është zgjidhja e duhur për këtë situatë. Ai bën me dije se protestuesit kanë njoftuar Policinë e Shtetit për tubimin që do të zhvillohej sot.

Lapaj i bën thirrje efektivëve të policisë që të mos bëhen palë me oligarkët.

“Kjo protestë do vazhdojë, mënyra dhe modalitetet do i vendosin qytetarët. Kjo nuk zgjidhet me polici dhe procedurë. Kjo zgjidhet me masa konkrete që na bëjnë konkurrues me vendet e rajonit dhe na trajtojnë si qytetarë dinjitoz.

Kush mendon se do na vendosë përpara me policinë e shtetit, e ka gabim. Nuk zgjidhet nga policia me dhunë poër qtyetaratë në pamundësi ekonomike. Këto zgjidhen me vendime dhe masa. Me një qasje ku policia shihet si aleat në kohë krize.

Mijëra qytetarë kanë marshuar për 8 ditë me radhë. Sot kanë qenë mbi 20 mijë qytetarë që kanë marshuar në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Tashmë, sjellja në këtë mënyrë është e padenjë. Drejtuesit e policisë së shtetit të mos bëhen nënpunës së oligarkëve. Ne nuk jemi duke penguar trafikun. Ky segment ka rrugë alternative. Nuk bëhet kjo punë kështu.

Me stilin të mirë në mëngjes, dhe ujqër në darkë, nuk funksionon. Ne jemi për të treguar simbolikën. Kjo është simbolikë. Ata që nuk e kuptojnë, ose janë të ligj, ose nuk e di. Vullneti qytetar është ai që del aty.

T’i thërrasin mendjes. I kemi përshëndetur disa vendime të marra. Nuk zgjidhet me polici kjo. Policia është njoftuar pardje për ditën e sotme. Mendoj që mënyrën e të protestuarit nuk na vendos dot askush. Ky është standarti i këtyre. QË kur je pak na vendosin përpara. Këtu diskutojmë të drejtat apo për numrat” – tha Lapaj.

Rruga Press

Lexo më shumë  Murati për subvencionimin e tarifave të energjisë: Plotësoni numërin e saktë të pjestarëve të familjes
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *