Bota

Lufta në Ukrainë e pasqyruar përmes hartës (FOTO)

Rusia vazhdon të përparojë në qytetin port jugor të Mariupolit me luftime që po zhvillohen në rrugë.

Kjo po parandalon shpëtimin e njerëzve të bllokuar nën një teatër të bombarduar, sipas kryebashkiakut të qytetit, Vadym Boichenko

Ai tha se nuk ka një pjesë të vogël toke në qytet që nuk ka shenja lufte, raporton BBC.

Por, trupat ruse janë ndalur në shumë vende, ndërsa forcat ukrainase rezistojnë dhe nisin kundërsulme efektive.

Në verilindje, forcat ruse pothuajse kanë rrethuar qytetin e Sumy, por përpjekjet për ta shkëputur atë nga jugu kanë dështuar.

Lexo më shumë  Gjeorgjia cakton seancën plenare për të zhbërë veton ndaj Ligjit për “agjentët e huaj”

Përpjekjet e tyre për të marrë Kharkivin nuk janë realizuar pasi forcat ukrainase zmbrapsin një avancim në jug të qytetit.

Gjithashtu trupat ruse që përparojnë në kryeqytetin Kiev janë përballur me rezistencë të fortë.

Ja zhvillimet e plota në ditën e 24 të pushtimit, të cilat janë gjurmuar duke përdorur harta:

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *