Lajme

Këshilli Europës bën thirrje për përmirësim të kushteve në spitalet e burgjeve

Komiteti i Këshillit të Europës mbi Parandalimin e Torturës (CPT) ka publikuar një raport ku bën thirrje për përmirësimin e kushteve në institucionet e psikiatrisë mjeko-ligjore dhe të trajtimit të pacientëve të shtruar në to.

Komiteti Europian i Parandalimit të Torturës (CPT) kreu një vizitë me qëllim ekzaminimin e kushteve ku ndodhen pacientët e psikiatrisë mjekoligjore në institucionet e Krujës, Lezhës dhe Tiranës, dhe për të rishikiar progresin e bërë si rrjedhojë e implementimit të rekomandimeve të Komitetit (CPT) për transferimin e këtyre pacientëve në një institut të mirëqenë.

“Në raportin e Shkurtit 2017, Komiteti për Parandalimin e Torturës (CPT) shprehu shqetësimin e tij në lidhje me kushtet e papërshtatshme në të cilat mbaheshin pacientët e burgosur në institucionet e Spitalit të Burgut në Tiranë dhe në Burgun e Zaharisë në Krujë, pavarësisht legjislacionit dhe rekomandimeve të Komitetit”,  citon raporti i  vitit 2022.

“Kushte të tilla si tejkalim i numrit te pacientëve, mjedise të prishura, dhe kujdes psikiatrik I pamjaftueshëm”, vijon raporti.

Në kohën e vizitës së CPT, Institucioni i Vecantë i Zaharisë në Krujë kishte 314 pacientë të burgosur meshkuj, por jo mjaftueshëm staf të suportit psikoterapeutik.

Vizita e Komitetit të Parandalimit të Torturës (CPT) konstaton në periudhën 23-26 Nëntor 2021, specifikisht në institutin e veçantë të Zaharisë në Krujë për të sëmurët e burgosur, ku mbahen të gjithë pacientet e dënuar meshkuj, dhe në Spitalin e Burgut në Tiranë ku mbahen të gjithë pacientet e dënuara gra, si edhe ne burgun e Lezhës.

CPT mbajti takime me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të Ministrisë së Drejtësisë dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për t’iu përçuar këto shqetësime që janë vënë re gjatë vizitave ndër vite.

Sipas raportit këtij viti, theksohet se në Janar të 2021,  Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut shpalli dhe një vendim në lidhje me çështjen ‘Strazimiri kundër Republikës së Shqipërisë’, ku përmenden trajtimet çnjerëzore dhe poshtëruese të personave të sëmurë mendorë të dënuar me burg në Shqipëri.

Lexo më shumë  FSK përforcon kapacitetet me trajnimin e kontrollit të turmave në bashkëpunim me Karabinierët italianë

“Kërkuesi u ankua se kushtet e arrestit të tij dhe trajtimi i papërshtatshëm mjekësor, që ai ka marrë, kanë qenë në kundërshtim me nenin 3 të Konventës”, citohet në vendimin e Gjykatës Europiane për çështjen e Strazimirit.

Gjthashtu në këtë vendim, Gjykata Europiane sinjalizoi se autoritetet shqiptare duhet të ndërmarrin menjëherë masat në mënyrë që të sigurojnë kushte jetese të përshtatshme dhe shërbimet shëndetësore të duhura për personat e sëmurë mendorë të cilëvë u është mohuar liria në bazë të një vendimi gjyqësor.

Sipas Gjykatës Europine të të Drejtave të Njeriut, shteti duhet të sigurojë kushte të tilla që pacientët e burgosur të marrin trajtimin e duhur mjekësor për t’u përmirësuar dhe për t’u ri-integruar në shoqëri, duke mos paraqitur më rrezikshmëri për të tjerët.

“Komiteti i Parandalimit të Torturave e sheh alarmant faktin që në një periudhë kohore më të vogël se 5 vjet, prej Shkurtit të 2017 deri në Nëntor 2021, numri I pacientëve psikiatrik meshkuj të cilët janë urdhëruar me vendim gjykate për trajtim të detyrueshëm sipas Pjesës 46 të Kodit Penal, është rritur nga 153 në 217 veta, gjë që përkthehet në një rritje prej 40%”, citon raporti i CPT-së.

Një arsye për këtë duket se është fakti se rrallë herë ndonjë pacient mjeko-ligjor është liruar nga viti në vit.

“Ngjashëm, në vizitën e vitit 2017, një numër I pacientëve mjeko-ligjor të cilët nuk kishin më nëvojë për shtrim në spital, nuk ishin liruar prej gjykatës për shkak se mungonin institucionet e kujdesit ambulator të trajtimit të pacienteve në komunitet”, citon raporti për shkaqet e moslirimit të pacientëve.

Lexo më shumë  Osmani takon ambasadorin e Francës, diskutojnë për mbajtjen peng të qytetarëve nga e Serbisë në zonat kufitare

“Pacientë të tillë mund të liroheshin vetëm nëse familjarët ishin të gatshëm t’i merrnin ato në shtëpi, por shumica e tyre nuk mbanin më kontakte me familjen”, shkruhet në raport.

Komiteti i Parandalimit të Torturave rekomandon autoritetet shqiptare të marrin hapat e nevojshme për të ri-shikuar nevojën e pacientevë të shtruar në spital të cilët nuk përbëjnë më rrezikshmëri, dhe për t’u dhënë atyre mundësinë e rikthimit në komunitet nën kujdesin ambulator apo leje-daljeve provizore.

Gjithashtu, bazuar në vizitat e mëparshme,  CPT rekomandon autoritetet shqiptare të ndërmarrin masa të menjëhershme në spitalet e burgjeve për të siguruar që të gjithë pacientët, përfshirë dhe pacientet gra, të pajisen me dyshekë të pastër dhe produkte falas të higjenës personale.

“Qelitë duhet të pajisen me tavolina, karrige dhe sirtarë me çelës për ruajtjen e sendeve personale”, thekson raporti në seksionin e rekomandimeve.

“Është për të ardhur keq gjithashtu që oborri i jashtëm  ishte tepër i vakët – një dysheme betoni e rrethuar me mure të larta, ku nuk ka as dhe një strehë për kushtet e motit. Sipas CPT, masa duhen marrë dhe në lidhje me këto mungesa”, shkruhet në raportin e CPT mbi kushtet e spitaleve të burgjeve.

Një tjetër rekomandim i Komitetit për Parandalimin e Torturës, lidhet me aktivitetet ditore të cilat duhet të pasurohen me lojra të tavolinës si edhe akses ne televizon apo radio.

Në mbyllje, Komiteti ngre problamatikën mbi mungesën e bashkëpunimit midis stafit e kujdesit shëndetësor dhe psikologëve, të cilët duhe të jenë më të mirë-koordinuar përsa i përket planeve të trajtimit shëndetësor dhe psikoterapautik të pacientëve./reporter.al/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *