Bota

Clintoni e kujton vizitën me Albrightin në Kosovë: ”Ecëm krah për krah mes Prishtinës në një ditë të mrekullueshme qershori”

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton ka përmendur disa çështje globale si të arritura të ish-sekretares Madeleine Albright, përfshirë ndërhyrjen e NATO-s në luftën në Kosovë më 1999.

Clinton në ceremoninë mortore për Albrightin, të mërkurën në Washington, përmendi shënimin e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovë, kur të dy qëndruan në Prishtinë. Tha se ishte vizitë e mrekullueshme.

“Kemi pasur ditë të mira së bashku. Para dy vitesh në Kosovë, në 20-vjetorin e çlirimit dhe fundit të kërcënimit për gjenocid, ecëm krah për krah mes Prishtinës në një ditë të mrekullueshme qershori dhe në atë rrugë kishte diku një çerek milioni njerëz, shumë njerëz për një vend të tillë të vogël, një bust tepër i bukur në një pjesë të gjelbëruar që ishte në shenjë nderimi për të”, tha ai.

Lexo më shumë  Tajvani: Kina dërgoi avionë ushtarakë në territorin e saj

Duke përmendur luftërat në Kosovë dhe Bosnjë, Clinton tha se SHBA-ja po vepron edhe në Ukrainë ashtu siç bëri në shtetet ballkanike dikur.

“E shohim atë trashëgimi që nderohet, të gjitha gjërat që i ka bërë në Kosovë, Bosnjë, e shohim në aq shumë mënyra. Sot kemi presidenten, kryeministrin dhe ish-presidenten e Kosovës këtu. Kemi ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjës. U deshtë të prisnim edhe masakrën e Srebrenicës por arritëm të vepronim të bënim atë që u bë dhe tash po veprojmë ta shpëtojmë edhe Ukrainën”, theksoi ai.

Lexo më shumë  Pentagoni thotë se do të ‘shpejtojë’ dërgimin e raketave Patriot në Ukrainë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *