KryesoreLajme

Kërcënohet me jetë? Gjendet plumb në oborrin e shtëpisë e Arben Taravarit

Burime të Rruga Press bëjnë me dije se sot në mëngjes para shtëpisë së Arben Taravarit është gjetur një plumb.

Në vendin e ngjarjes duket policia e cila po bën kqyrjen e vendit të ngjarjes. Mediat kanë kontaktuar me Taravarin i cili e ka konfirmuar këtë lajm duke thënë “Po, fatkeqësisht”.

Pritet që brenda ditës policia të dalë me më shumë detaje rreth kësaj ngjarje.

Lexo më shumë  Këto janë vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e së mërkurës

Përndryshe, Taravari ka qenë në qendër të vëmendjes në media për shkak të ngjarjeve në partinë Aleanca për Shqiptarët, ku ai momentalisht është kryetar.

Të shtunën, Taravari lajmëroi përmes një postimi në Facebook se i ka bërë thirrje Kuvendit të partisë së tij qe të bëhen pjesë e Frontit Opozitar Shqiptar, gjë kjo që do rezultonte në humbjen e pushtetit për partinë famëkeqe shqiptare të drejtuar nga Ali Ahmeti, BDI.

Lexo më shumë  Edhe 7 ditë deri në fund procesit, ASK-ja u bën thirrje qytetarëve të regjistrohen
YouTube player