KryesoreLajme

Gërvalla takim kokë më kokë me ambasadorin belg në Kosovë: Biseduam për investime në vendin tonë

Bashkëpunimi në proceset integruese të Republikës së Kosovës, mbështetja e Belgjikës në anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizata tjera ndërkombëtare ishin temat kryesore të takimit që zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, pati me ambasadorin e parë rezident të Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, Gregoire Cuvelier.

“Biseda u përqendrua rreth situatës politike në vend, angazhimeve të institucioneve në siguri, demokratizim dhe zhvillim ekonomik, duke theksuar se Kosova mbetet e vendosur në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe forcimin e shtetit ligjor dhe demokracisë në vend”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, ministrja Gërvalla dhe ambasadori Cuvelier biseduan edhe për mërgatën e Kosovës në Belgjikë, bashkëpunimin në kulturë, arsim dhe shkencë si dhe mundësitë e investimeve në Kosovë.

Lexo më shumë  Kurti përkujton masakrat në Pejë: Serbia duhet të japë përgjegjësi

Ministrja Gërvalla ka falënderuar Ambasadorin Cuvelier për mbështetjen e shtetit belg ndaj Kosovës dhe vlerësoi se prania e misionit rezident të Belgjikës në Kosovë do të jetë një mundësi e jashtëzakonshme e fuqizimit të bashkëpunimit mes dy shteteve, në arritjen e interesave të përbashkëta.

YouTube player