Bota

Kërcënimi rus – Çfarë mund të presim nga samiti i NATO-s?

Ndërsa liderët europianë dhe të SHBA po përgatiten të takohen për herë të parë që nga fillimi i konfliktit, kjo do të jetë një ditë e rëndësishme për simbolikën- një paraqitje që do të tregojë se aleanca trans-Atlantike është e fortë dhe i qëndron përballë Putinit.

Gjëja kryesore që dëshiron presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është një zonë e ndalim-fluturimit, por kjo nuk ka ndodhur sepse rreziku i një konflikti me rusët do jetë shumë i madh.

Ne gjithashtu ka të ngjarë të dëgjojmë më shumë se çfarë mbështetje do i jepet Ukrainës për të luftuar një sulm kimik ose biologjik, pasi SHBA ka ngritur shqetësimet e saj se Rusia mund t’i drejtohet kësaj mundësie.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s i ka bërë thirrje Putinit që të ndalojë këtë ‘kërcënimin bërthamor’, duke theksuar se Rusia thjesht nuk mund të fitonte nëse do kishte një luftë bërthamore.

E vetmja gjë që Putin tha se nuk do dëshironte ishte zgjerimi i NATO-s në pragun e tij dhe do donte ta shihte këtë të hequr nga axhenda.

Por na është thënë se do ketë një dyfishim të grupeve luftarake të NATO-s në Europën Lindore dhe gjetkë.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

NATO thotë se do të ketë forca të saj në Bullgari, Hungari, Rumani dhe Sllovaki- të gjitha pjesë e një mesazhi që NATO-aleanca perëndimore dëshiron të dërgojë se nëse Putini po ia bën këtë një shteti që nuk është anëtar i NATO-s, siç është Ukraina, nuk do ketë shanse ta bëjë me një klub prej 30 vendesh./BBC

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *