Bota

Këshilli i qytetit: Mijëra banorë të Mariupolit po deportohen me forcë për në Rusi

Raportet që janë duke dalë tregojnë se mijëra banorë në rrethin e Levoberezhny të Mariupolit po dërgohen me forcë në Rusi, ka pohuar Këshilli Bashkiak i Mariupolit.

Këshilli tha se 15,000 banorë në qytet janë dëbuar ilegalisht deri më sot, ndërsa lufta në Ukrainë hyn në ditën e saj të 29-të.

Ata që janë dëbuar fillimisht u dërguan në të ashtuquajturin “kamp filtrimi”, përpara se të detyroheshin të hipnin në autobusë jashtë rajonit.

Lexo më shumë  Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën! Gjenocidi serb ndaj më shumë 8 mijë burrave boshnjakë

Mariupol, në Ukrainën juglindore, është përballur me peshën kryesore të agresionit rus që nga 24 shkurti kur forcat e Kremlinit nisën pushtimin.

Nëse Mariupoli bie, kjo do t’i lejonte Moskës të formonte një korridor tokësor midis rajoneve lindore të Donetskut dhe Luhanskut dhe Krimesë, të cilat tashmë janë nën kontrollin rus.

© Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *