KryesoreOpinion/Aktualitet

Baton Haxhiu është reaksioni antishqiptar që do të përqëndrohet gradualisht vetëm në Tiranë

Nga Elvis Hoxha

Baton Haxhiu është reaksioni antishqiptar që do të përqëndrohet gradualisht vetëm në Tiranë, aty ku ëshët ndjerë i qetë për dekada. Dhe që këtej do të sulmojë Prishtinën, kësaj here qeverinë Kurti. Ky është misioni i këtij reaksioni. Ky ka qenë gjithnjë. E copëtojmë kombin në kalanë e vet të natyrshme, Kosovën. Ndërkohë qeveria në Tiranë e ka hedhur shtetin shqiptar në krizën më të thellë energjitike, rritja e çmimeve ka ndodhur me kohë, pasuria publike, kombëtare e shtetërore iu është falur oligarkëve, trashëgimia kulturore dhe historikë eshtë dëmtuar pa kthim prapa, ministrat dhe ministreshat e Ramës kanë ulur dinjitetin e qeverisjes në zero, Gjiknuri, hajduti i ditur i votave vijon të jetë figura në ngritje e Ramës, Veliaj përvetëson gjithë ç’gjen, zbardhja e parave të drogës vazhdon në ritmin e vet të betonuar, demokracia është e rrënuar prej patronazhistit dhe medieve oligarke, policia është bërë bandë… Por, ç’na tha Batoni? Batoni na tha se qeveria Kurti nuk e ka të gjatë. Reaksioni pro-serb nuk mund ta durojë suksesin e shqiptarëve.

Lexo më shumë  Ndahen mbi 690 mijë euro për ndërtimin e rrugës që shpie tek “Ujëvara e Mirushës”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *