Keqtrajtuan të moshuarën, reagon Granit Xhaka: Taulant Nura u vra për lirinë dhe pavarësinë e disa bishave që…
Një video me pamje të rënda është publikuar sot kudo nëpër rrjetet sociale, ku në një azil në Pejë, shihet qartë një vajzë, punonjëse e këtij institucioni që keqtrajton një të moshuar, duke u tallur dhe duke e goditur, ndërsa koleget e saj qeshnin dhe bënin sehir.
Personat e përfshirë janë shoqëruar nga Policia e Kosovës dhe ndaj tyre kanë nisur hetimet.
Disa orë pas ngjarjes u mësua se e moshuara në video është mamaje e një prej dëshmorëve të rënë në luftën e Kosovës. Këtë gjë futbollisti shqiptar Taulant Xhaka e ka vënë në dukje duke thënë se “dëshmori u vra për lirinë dhe pavarësinë e disa bishave që dhunojnë prindërit, shtetin, atdheun dhe flamurin.
Për këtë ngjarje të shëmtuar Granit Xhaka ka reaguar në rrjetin e tij social të Instagram.
Rruga Press