KryesoreLajme

Mediat e Beogradit nisin propagandën me fake news: E moshuara ishte serbe

Videoja e keqtrajtimit të një të moshuare në Azilin e Pejës bujë këtë të mërkurë. Pas publikimit të saj u arrestuan tre infermiere. Ato po mbahen në paraburgim. Dihet se e moshuara është kosovare, por mediat e Beogradit kanë filluar të raportojnë se ajo është serbe.

“Një infermiere shqiptare godet me shuplakë dhe keqtrajton një plakë serbe” – është titulli i një artikulli të gazetës “ALO!”. Edhe në rrjetet sociale në Serbi po përhapet lajmi se e moshuara ka qenë serbe.

Lexo më shumë  Organizatat e Shoqërisë Civile letër të hapur Këshillit të Evropës: Mbështesim fuqishëm anëtarësimin e Kosovës  

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu thotë se lufta hibride serbo-ruse ndaj Kosovës është bërë vërtet e një intensiteti të lartë.

“Pas kërcënimeve me praninë e ushtrisë së Serbisë në kufi me Kosovën; pas sabotimit të policëve serbë të Policisë së Kosovës për t’i kryer detyrat shtetërore sipas hierarkise (në prani të eksponentëve të Listës Serbe), tash na del edhe elementi dezinformues në shesh.

Një keqpërdorim i skajshëm (por të cilin jemi mësuar ta shohim në vazhdimësi), i fakteve nga propaganda serbo-ruse”, – ka shkruar Musliu.

Lexo më shumë  Kryeziu: Nëse pranohet oferta e Gërvallës, e zbatojmë në kuadër të zbatimit të plotë të Marrëveshjes Bazë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *