Argument

KE shuplakë për lirinë e medias, Rama vazhdon me avazin

Kryeministri Edi Rama shprehu pakënaqësi për progresraportin e KE, sa i takon konstatimeve për lirinë e medias. Rama tha përballë Sorecës se në vendin tonë liria e shpifjes është në nivelet më të larta, e megjithatë sipas tij i duhej të adoptohej me rekomandimet e dhëna nga BE.

Rama la të kuptohej se PS nuk do të heq dorë nga paketa Antishpifje, e cila u kundërshtua nga BE.

Lexo më shumë  Gjinovci: Rama po e ndihmon Serbinë në rrugën drejt BE-së

Pavarësisht çdo kundërshtimi që i është bërë ligjit mbi mediat dhe lirisë së shprehjes, Rama nuk do t’ja dijë për asgjë. Kur themi për asgjë vlen literalisht, sepse Shqipëria nuk është duke u afruar me BE-në por me Serbinë dhe Rusinë. Këto dy vende kanë të njëjtin problem kur vjen rasti te liria e shprehjes.

Rusia është një ndër vendet ku gazetarët janë burgosur dhe vrarë. Shqipëria është vendi ku portalet mbyllen, gazetarët kërcënohen dhe largohen, ku forcat speciale shkojnë në ambintet e medias, a thua se aty ishte baza e kriminalitetit. Aty ky pronarët e mediave më të mëdha blihen natën dhe gënjejnë gjithë ditën.

Lexo më shumë  Deri dje Vjosa Osmani ishte heroinë e gjallë për Grenellin e jo vetëm, që guxoi me dal kundër Kurtit, kurse nga sot pasi u përmbush qëllimi e misioni, është rrence

Në qoftëse Rama e quan këtë liri, atëherë duhet të kalojë kohë mbi libra dhe jo në facebook, duke kundërshtuar qytetarët.

© Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *