GjeopolitikëKryesore

Katër përgjigje që NATO duhet t’i japë Vuçiqit pas agresionit në veri të Kosovës

Shkruan  Jeffrey H. Fischer, The Defensepost

Ndërsa duket se Serbia ka filluar të de-përshkallëzojë tensionet në Ballkan, javët e fundit kanë qenë disa nga më intensivet në rajon për më shumë se një dekadë.

Serbia zhvendosi pajisje të rënda ushtarake në kufirin e saj jugor me Kosovën dhe presidenti Aleksandar Vuçiq vizitoi trupat e tij të vendosura paraprakisht në të njëjtin kufi.

Për të qenë i qartë, Vuçiq shpesh përdor Kosovën për përfitime të pamoraloshme politike, por kurrë nuk i ka përshkallëzuar tensionet në këtë nivel. Veprimet e tij kanë nxitur qindra (nëse jo më shumë) ekspertë, të nxitojnë për t’iu përgjigjur pyetjes: çfarë mund të bëhet për të de-përshkallëzuar situatën dhe për të parandaluar një tjetër gjakderdhje ballkanike?

Fatkeqësisht, shumica e përgjigjeve janë krijuar përmes një prizmi shqetësimi/mbrojtës. Nëse këta ekspertë mendojnë ta shqyrtojnë situatën përmes një prizmi oportunist, ata mund të zbulojnë se presidenti Vuçiq i ka dhënë Perëndimit një dhuratë të mrekullueshme që nuk duhet lënë pas dore.

Ballafaqimi me Serbinë

Gjëja e parë që shumëkush e mëson për Serbinë dhe Vuçiqin është se ata e përshkallëzojnë situatën vetëm kur ballafaqohen me forcën, dhe ai pothuajse gjithmonë kënaqet kur sheh pavendosmëri.

Ndërsa situata u përshkallëzua, NATO dhe Perëndimi po debatonin nën ethe për rritjen e Forcave të NATO-s në Kosovë, duke shtuar me shpejtësi armët e tyre të rënda, duke përshpejtuar ngritjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës drejt një ushtrie të vërtetë, ose duke lobuar te vendet tjera për të njohur Kosovën.

Me sa duket, Beogradi (me mbështetje nga Moska), tashmë i priste këto lëvizje dhe e shikonte Brukselin me kënaqësi, teksa hante kokoshka.

Sado kontraverse, ka një një qasje tjetër për t’u marrë me Serbinë. Nëse NATO kërkon opsione që do të tërheqin vëmendjen e Vuçiqit, atëherë mund të ndërmarrin një përpjekje masive diplomatike në Bruksel, të krijojnë konsensus dhe t’ia shpallin Beogradit me sa vijon:

1. Jo më ABL (Administratoive Boundary Line)

Vendet e NATO-s nuk do të përdorin më termin “ABL” (Vija Kufitare Administrative). Tani e tutje, ABL do t’i referohen si “kufi”.

Lexo më shumë  OBSH: Shqipëria ka numrin më të ulët të mjekëve për banorë në Evropë

Që nga Rezoluta e OKB-së e vitit 1999, vija ndarëse ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është quajtur si ABL, pjesërisht për të siguruar marrëveshjen e Beogradit në lidhje me përfundimin e luftës. Në krejt komunikimin e NATO-s, si dhe në çdo angazhim me Serbinë, termi është gjuhë e detyrueshme.

ABL u krijua mbi dy dekada më parë si një mjet pazaresh për të siguruar paqen. Termi i shërbeu qëllimit të tij, por nuk është më i rëndësishëm.

2. Jo më e “ashtuquajtur”

Vendet e NATO-s nuk do t’u përgjigjen më ose nuk do t’u drejtohen gazetarëve, qeverive ose subjekteve që i referohen Kosovës si një “i ashtuquajtur rajon”.

Ashtu si ABL-ja, kjo është mënyra se si Serbia, Rusia dhe të tjerët e kanë cilësuar Kosovën jo vetëm në angazhimin diplomatik, por edhe në deklaratat për media apo publik.

Ajo ka zgjatur për dy dekada që nga Lufta e Kosovës e vitit 1999. Fraza është një tjetër marifet diplomatik që e ka konsumuar prej kohësh mirëpritjen e saj.

3. Jo më institucionet në Kosovë

Vendet e NATO-s nuk do të përdorin më termin “Institucionet në Kosovë” (IiK) kur iu referohen strukturave qeveritare të Kosovës.

(IiK) ka qenë një term i vetë-imponuar prej kohësh i përdorur brenda NATO-s për të qetësuar Serbinë. Ajo është konsumuar natyrshëm.

4. Kundër-kërcënimi

Së fundi, NATO-ja të përcjellë qartë se nëse Serbia dëshiron të vringëllojë me armë si një ishull në detin e NATO-s, atëherë le të jetë ashtu.

Megjithatë, Perëndimi nuk do ta qetësojë më sjelljen e saj fëminore. Për më tepër përshkallëzimi i mëtejshëm i Serbisë do të çojë në përshpejtimin e anëtarësimit të Kosovës në NATO së bashku me Finlandën dhe Suedinë.

Arritja e konsensusit

Kuptohet se për diplomatët profesionistë që njohin tensionet Serbi-Kosovë, arritja e konsensusit për këto katër deklarata është “e pamundur”.

Brenda NATO-s, katër vende – Greqia, Sllovakia, Spanja dhe Rumania – ende nuk e kanë njohur Kosovën. Arsye janë çështjet e brendshme dhe në asnjë mënyrë nuk bazohen në ndonjë frikë apo afinitet ndaj Serbisë dhe aleatëve të saj.

Do të kërkohet një dozë e konsiderueshme bindëse diplomatike për të fituar mbështetjen e shteteve jonjohëse dhe një gatishmëri për të shpenzuar një pjesë të kapitalit politik të zyrtarëve të zgjedhur të këtyre vendeve.

Lexo më shumë  Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

Fatmirësisht, veprimet më të fundit të Vuçiçit mund të kenë ofruar argumente të reja për t’i bindur ato shtete.

Mundësi

Përshkallëzimi i fundit i konfliktit nga Vuçiqi ka gjeneruar disa diskutime të qarta në sallat e selisë së NATO-s dhe në kryeqytete. Ndërsa asnjë anëtar i NATO-s (përfshirë katër shtetet mosnjohëse) nuk dëshiron konflikt shtesë në Euroazi, sidomos krahas luftës në Ukrainë, kjo është pikërisht ajo që kërcënoi Vuçiqi.

Ky fakt duhet të shërbejë si bazë debati në përpjekjet për të lëvizur katër vendet jo-njohëse. Së bashku me shumë karota dhe shkopinj të tjerë diplomatikë, ekziston mundësia që këta të katër mund të bashkohen me konsensusin për këto deklarata, një hap shumë më i lehtë sesa të shpallin njohjen e plotë të Kosovës.

Ndërsa gjasat për fitore janë ndoshta të pakta, agresiviteti i tepruar i Vuçiqit ka paraqitur një mundësi. Diskursi diplomatik që i përgjigjet fuqishëm Serbisë duke avancuar Kosovën ia vlen të provohet veçanërisht me sfidat ekzistuese të sigurisë rajonale në Ukrainë.

Edhe nëse përpjekjet diplomatike dështojnë, Beogradit do t’i dërgohet një mesazh; atë që edhe Vuçiqi mund ta kuptojë.

Për shumicën e vendeve të NATO-s, sanksionet dhe deklaratat e forta diplomatike nuk do të jenë më veprimet kryesore kur t’i përgjigjen retorikës përshkallëzuese të Serbisë.

Përpjekjet për të çuar më tej legjitimitetin e Kosovës do të jenë përgjigjja, dhe kjo është diçka që do ta godasë Vuçiqin personalisht, profesionalisht dhe politikisht.

*Jeffrey H. Fischer është Kolonel i pensionuar i Forcave Ajrore të SHBA dhe pilot ushtarak me përvojë 30-vjeçare i angazhuar në shtatë zona të luftimeve aktive në Irak, Afganistan dhe Ballkan. Gjithashtu, Fischer ka shërbyer si zyrtar i mbrojtjes në ambasadat e SHBA-së në Austri dhe Kosovë.

Pikëpamjet e shprehura në këtë shkrim janë të autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht politikën ose qëndrimin zyrtar të Departamentit të Mbrojtjes ose të qeverisë amerikane.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *