Kashmiri humbet statusin special/ Gjykata Kushtetuese e Indisë revokon nenin që i jepte autonomi
Gjykata Supreme e Indisë la në fuqi vendimin për heqjen e statusit speciale për ish -shtetin Jamu dhe Kashmirin.
Qeveria e kryeministrit indian, Narendra Modi, revokoi në vitin 2019 Artikullin 370 të Kushtetutës, që i kishte dhënë rajonit një lloj autonomie
Shteti me më shumë se 12 milionë banorë u nda gjithashtu në dy territore të administruara federale.
Në vendimin e gjykatës më tej thuhet Qeveria indiane duhet mbajë zgjedhje në këtë rajon në shtator të vitit 2024
“Shteti i Jamusë dhe Kashmirit nuk ka sovranitet të brendshëm më ndryshe sesa shtetet tjera”, është thënë në vendim.
Mes tjerash është përmendur që të krijohet një komision pajtimi, për të hetuar shkeljet e të drejtave të njeriut në dekadat e fundit.
Siguria në Kashmir është forcuar që nga mëngjesi i së hënës, si masë për të shmangur reagime të mundshme, ndërkohë që në rajon pati probleme me komunikimin kur u shpall vendimi.
Heqja e autonomisë për Kashmirin ka qenë një prej premtimeve të Modit më 2019 dhe vendimi i gjykatës vjen disa muaj para se ai të garojë për një mandat të tretë në pushtet.
Politikanët lokalë në rajon janë shprehur të zhgënjyer nga vendimi i gjykatës.
Rajoni piktoresk Xhamu dhe Kashmiri ishte dikur një shtet princëror që iu bashkua Indisë në vitin 1947 menjëherë pasi nën-kontinenti u nda në fund të sundimit britanik.
India dhe Pakistani kanë luftuar dy herë për Kashmirin. Secili shtet kontrollon pjesë të ndryshme të territorit dhe një armëpushim e parandalon vazhdimin e luftimeve.
Rruga Press