Lajme

“Karvani i Diasporës”, rrugëtim nëpër qytete të Kosovës

“Karvani i Diasporës” është nisma më e re në Kosovë, kushtuar mërgimtarëve, me mbështetjen e  Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministrisë se Arsimit, Shkencës, Teknologjisë.

Nisma e cila ka moto të vetën “Shijo Kosovën”, nisi nga komuna e Gjilanit dhe sot do të ndalet në Ferizaj.

Në qytetin e bukur të Gjilanit, ishin të pranishëm ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla- Schwarz, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit,  Arbërie Nagavci, ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit,  Hajrullah Çeku si dhe drejtues lokalë.

Lexo më shumë  Parlamenti Evropian miraton raportin për Kosovën: Mbështetje aplikimit për anëtarësim në BE, thirrje për shtetet mosnjohëse që ta njohin Kosovën, mbështetje bashkëpunimit në mbrojtje mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

Të tre ministrat bashkë me ekipet, kanë vizituar nga afër bizneset që kanë promovuar produktet e tyre në kuadër të panairit “E jona” dhe gjithashtu kanë vizituar Muzeun Etnologjik të qytetit, i cili ka hapur dyert për bashkatdhetarët.

Ministrja Gërvalla duke u uruar mirëseardhje në vendlindje të gjithë bashkatdhetarëve, në fjalën e saj hyrëse, i ka inkurajuar ata të bëhen pjesë e platformës “Shijo Kosovën” për të diskutuar dhe shkëmbyer ide që afrojnë mërgatën me vendin.

Lexo më shumë  Dita 18: Rama jepe Dorëheqjen! - Mijëra qytetarë do të dalin sot në orën 19:00 para Kryeministrisë kundër Edi Ramës

Pas Gjilanit e Ferizajt, “Karvani i Diasporës” do të vazhdojë nëpër 12 qytete të tjera të vendit, deri më 9 gusht, duke e përmbyllur këtë udhëtim në qytetin e Mitrovicës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *