Bota

Deklarata e pretendentes për Kryeministre, Truss: Do përkushtohem që Putini të pësojë një disfatë strategjike

Ministrja e Jashtme britanike, Liz Truss tha sot se do të jetë shoqja më e mirë e Ukrainës nëse bëhet kryeministre e re.

Ajo tha se do të telefononte menjëherë presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, raportoi reuters.

Truss tha se do të punonte me aleatët për të dërguar më shumë armë dhe ndihmë humanitare në Ukrainë.

Lexo më shumë  Berlini pas deklaratës së ShBA-së për tërheqjen e ushtarëve: Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

“Si kryeministre, do të jem mikja më e madhe e Ukrainës, duke ndjekur shembullin e Boris Johnsonit, dhe do të përkushtohem plotësisht që (presidenti rus Vadimir) Putin të dështojë në Ukrainë dhe të pësojë një disfatë strategjike, si dhe që Rusia të jetë e kufizuar në të ardhmen”, tha ajo.

Theksojmë se Truss dhe Rishi Sunak është në garë për kreun e partisë konservatore dhe të postit të kryeministrit britanik.

Lexo më shumë  ShBA: Anijet që paguajnë për të kaluar Ngushticën e Hormuzit mund të përballen me sanksione

Ndryshe, Boris Johnson po e kryen detyrën e kryeministrit teknik të Britanisë së Madhe pas skandaleve të njëpasnjëshme në qeveri.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *