Lajme

Kapitull i ri në tregtinë SHBA-Kosovë, Ambasada amerikane: Qytetarët mund të marrin mallra amerikane vetëm brenda një jave

Ambasada amerikane në Kosovë ka bërë të ditur se qytetarët e Kosovës mund të marrin mallra amerikane vetëm brenda një jave.

Në postimin e Ambasadës amerikane thuhet se falë Paketos, klientët në Kosovë kanë qasje të drejtpërdrejtë në mbi 1 miliard produkte amerikane nga Amazon, BestBuy, Walmart, Ebay dhe të tjera.

Lexo më shumë  Prattipati dhe Konjufca diskutojnë për partneritetin Kosovë-ShBA

“Një kapitull i ri në tregtinë SHBA-Kosovë: Kosovarët mund të marrin mallra amerikane vetëm brenda një jave.

Falë Paketos, klientët në Kosovë kanë qasje të drejtpërdrejtë në mbi 1 miliard produkte amerikane nga Amazon, BestBuy, Walmart, Ebay dhe të tjera. Ky moment historik nxjerr në pah forcën e bashkëpunimit të sektorit privat SHBA-Kosovë në afrimin e tregjeve globale me familjet kosovare”, thuhet në postim.

Lexo më shumë  Nuk ndalet revolta! Studentët protestues zhvendosen para Kryeministrisë me thirrjet: Rama në burg, Berisha në burg!
YouTube player