Bota

Kap shifrën e çmendur, Spanja sekuestron jahtin luksoz të ish-agjentit rus

Spanja sekuestroi jahtin 140 milionë dollarë të ish -agjentit të KGB-së, oligarkut rus Sergei Tsemezov . Sekuestrimi u bë nga autoritetet spanjolle pas raportimeve se jahti i përkiste kreut të grupit shtetëror rus “Rostec”, një aleat i presidentit rus Vladimir Putin .

“Sot ne sekuestruam një jaht që i përket një prej oligarkëve kyç”, tha kryeministri spanjoll Pedro Sanchez për televizionin La Sexta.

Lexo më shumë  Radoiçiqi dhe Veselinoviqi vazhdojnë të ruhen nga njësitet elitare të policisë serbe

“Ky është një jaht që ne vlerësojmë se vlen 140 milionë dollar. Do të ketë më shumë”, shtoi ai, pa dhënë detaje.

Superjahti valerie 85 metra i përket Sergei Tsemezov, një ish-oficeri i KGB-së që drejton grupin shtetëror “Rostec”.

Duke lundruar nën flamurin e Shën Vincentit dhe Grenadineve, jahi është regjistruar te vajza e birësuar e Tsemezov, Anastasia Ignatova , përmes një kompanie të Ishujve Britanikë.

Lexo më shumë  Irani sulmon bazat amerikane në Bahrejn dhe Kuvajt

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *