Lajme

Borrelli në Tiranë: Shqipëria i ka përmbushur kushtet, duhet të hapen negociatat

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell këtë të martë ka qenë në Tiranë ku është takuar me kryeministrin Edi Rama.

Në fjalën e tij Borrelli është shprehur se Shqipëria tashmë ika përmbushur kushtet dhe është e gatshme që të integrohet në BE dhe për këtë do të ketë mbështetjen e tij deri në fund të rrugëtimit.

Lexo më shumë  Goditja e organizatës kriminale të kokainës, reagon kreu i SPAK, Braho: Pasuritë me origjinë kriminale dëmtojmë ekonominë dhe nuk sjellin asnjë të mirë publike!

Ndër të tjera ai është shprehur se është e rëndësishme që Evropa të jetë e bashkuar.

“Shqipëria i ka përmbushur kushtet për  hapjen e negociatave dhe unë e mbështes punën që bëhet dhe do të mbështes ecurinë e hapjes së negociatave.

Më lejoni të them se unë dhe kolegët e mirë dhe komisioneri Oliver jemi të përkushtuar që ka të bëjë me stabilitetin rajonal dhe sot më shumë se kurrë duhet që të përkrahim evropianët e bashkuar.

Nuk mund të them diçka që mundtë më angazhojë mua se nuk varet prej meje por ne po bashkëpunojmë sa më shumë të jetë e mundur”, ka thënë Borrelli.

Lexo më shumë  SPAK godet sërish, sekuestron 150 milionë euro pasuri nga paratë e kokainës të futura në sektorin e ndërtimit dhe lëshon fletarreste për 10 autorët

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *