Lajme

Kaos në Kuvend, deputetët demokratë përmbysin karriget. Garda rrethon godinën

Deputetët e opozitës dhe maxhorancës kanë mbërritur më herët se orari zyrtar në parlament këtë të enjte. Bëhet me dije se ka pasur sërish përplasje mes ligjvënësve demokratë dhe punonjësve të Gardës të cilët kanë rrethuar ambientet e parlamentit. Nga pamjet e publikuara në rrjete sociale nga ish-kryeministri Berisha, shihet një situatë kaotike brenda parlamentit, ku ligjvënësit demokratë kanë përmbysur karriget përpara foltores së Kuvendit.

Edhe në mbërritjen përpara parlamentit, Berisha paralajmëroi se këtë të enjte nuk do të ketë një seancë plenare normale në parlamentin e Shqipërisë.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari morën pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainë

“Parlamenti është vendosur nën shtetrrethim, është vendosur në shtetrrethim! Ky është si të ishte parlamenti i Koresë së Veriut, parlamenti i Bjellorusisë , parlamenti i vendeve diktatoriale. Është i rrethuar nga të gjitha anët nga forca të shumëllojta të cilat dëshmojnë frikën dhe tmerrin e Edi Ramës nga opozita e pathyeshme, nga opozita e cila po mbron Kushtetutën dhe për rrjedhojë interesat e çdo qytetari shqiptar.

Ndaj ju lutem, dilni e filmoni nga të katër anët dhe shihni, shikoni çfarë ndodh, shikoni se si funksion parlamenti i Edi – Linda Ramës, Lindës së Parlamentit këtu, më falni. Në fakt nuk e di se si është puna, po të ngjashme janë në shumë aspekte.

Ju e shihni çfarë dite është kjo! Pse e gjitha kjo?! – Sepse ne po kërkojmë të drejtat tona kushtetuese”, tha Berisha.

Rruga Press

YouTube player