Lajme

Avokati Gashi: Nesër do të ketë protestë – Gjaku i Astritit nuk falet

Nesër do të mbahet një protestë në Prishtinë për të kërkuar përgjegjësi për rastin e aktivistit Astrit Dehari, i cili humbi jetën 7 vjet më parë në burgun Prizrenit.

Mbajtjen e protestës e ka paralajmëruar përfaqësuesi e familjes Dehari,  avokati Tomë Gashi, i cili tha se Prokuroria nuk po do të sheh të vërtetën në rastin e Astritit.

“NESËR PROTESTË! Gjaku i Astritit nuk falet. U bënë 7 vjet nga vrasja e Astritit e  Prokuroria nuk do ta sheh të vërtetën! Nesër do të ketë protestë për shkak të neglizhencës  së Prokurorisë në hetimin e vrasjes së aktivistit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, ka shkruar avokati Gashi në rrjetin social.

Lexo më shumë  Arsyeja e vizitës së presidentit kinez në Beograd është shumë më e thellë: Xi Jinping do ta ftojë Serbinë të anëtarësohet në BRICS

Aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari në moshën 26 vjeç, ka humbur jetën në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, më 5 nëntor të vitit 2016.

Ai po mbahej në paraburgim nën dyshimet për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës, i cilësuar si akt terrorist. Por procesi i mëvonshëm nxori të pah se ato pretendime ishin të pa bazuara dhe aktivistët u lanë të lirë.

Lexo më shumë  Eurostat: Shqipëria e pesta në Europë për numrin e të burgosurve në raport me popullsinë

Rruga Press

YouTube player