Bota

Kancelari i Gjermanisë deklarohet për propozimin evropian për Kosovën e Serbinë

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz ka folur para deputetëve të Bundestagut për dakordimin e Kosovës dhe Serbisë për propozimin evropian, në takimin e fundit të dialogut që u mbajt në Bruksel.

“Më vjen mirë që të dyja palët, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb Vuçiq, kanë rënë dakord për propozimin franko-gjerman për një marrëveshje bazë në fillim të kësaj jave”, është cituar të ketë thënë Scholz nga studiuesja gjermane e Shkencave të Komunikimit, Suzana Starikov.

Lexo më shumë  Sveçla: Luftimi i migrimit të paligjshëm është prioritet

Megjithatë pedagogja e Universiteti të Belinit, Starikov shkruan tutje se ishte kryeministri Kurti ai që ishte i gatshëm ta nënshkruante këtë marrëveshje e Vuçiqi jo.

Rruga Press

Lexo më shumë  Britania e Madhe për shkarkimin e ministrit rus: Putini do një tjetër kukull
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *