Lajme

Kancelari gjerman: Kur them BE, nënkuptoj edhe Ballkan Perëndimor

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, në Konferencën e Sigurisë në Mynih ka thënë se kur i referohet Bashkimit Evropian e përfshin edhe Ballkanin Perëndimor.

Ai tha se për të arritur përfshirjen e këtij rajoni brenda Unionit s’duhet pasur vetëm synim, por edhe realizim të tij.

“Kur them BE-ja, nënkuptoj edhe përfshirjen e Ballkanit Perëndimor. Nuk është e mjaftueshme që të themi se perspektiva e anëtarësimit në BE është një objektiv strategjik, por ne duhet ta shtyjmë në mënyrë aktive atë”.

Lexo më shumë  Dërgimi i draft-statutit të Asociacionit në Kushtetuese, Knaus: Vuçiqit kjo nuk do t’i pëlqejë

Scholzi tha se paqja në Evropë bazohet në parimin e mosndryshimit të kufijve dhe pranimit të shteteve ekzistuese, sovranitetit dhe integritetit të tyre territorial.

Kancelari gjerman foli edhe për krizën e Ukrainës, dukë thënë se në takimin e tij me presidentin rus e ka paralajmëruar qartë për pasojat politike dhe ekonomike të prekjes së integritetit territorial të Ukrainës.

“Diplomacia nuk do të dështojë për shkak nesh. Derisa diplomacia është e nevojshme pa qenë naiv – kjo është ambicia”.

Lexo më shumë  "Hoteli luksoz i dhëndrit të Trumpit në Beograd", The New York Times: Idenë e propozoi Grenelli kur ishte i dërguar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

Scholzi ka thënë se partnerët e “pavarur dhe të fortë nuk na dobësojnë neve, në fakt ata na ofrojnë që të zgjidhim problemet që edhe më të mëdhenjtë dhe të fortit nuk mund t’i bëjnë të vetëm”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *