Bota

Kancelari austriak Nehammer pas takimit me Putinin në Moskë: Bisedimet ishin të ashpra dhe jomiqësore

Kancelari i Austrisë Karl Nehammer ka vizituar sot Rusinë për të takuar Vladimir Putin.

Pas përfundimit të takimit, i pari i qeverisë austriake ka pohuar se kishte bisedimet të drejtpërdrejta, të hapura dhe të ashpra, raporton skynews.

“Bisedimet ishin shumë të drejtpërdrejta, të hapura dhe të ashpra” me presidentin rus, duke shtuar se “mesazhi më i rëndësishëm” për Putinin ishte se “lufta në Ukrainë duhet të përfundojë sepse ajo sjell vetëm humbës nga të dyja palët”.

Lexo më shumë  Vazhdon arrestimi i gazetarëve të pavarur në Rusi

Ai shtoi se vizita nuk ishte “miqësore”, por “ndiente detyrën të takonte Putinin në mënyrë që të mos linte gur pa lëvizur”.

Theksojmë se kancelari austriak është takuar ditë më parë në Kiev me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Ndryshe, austriaku ishte lideri i parë i Bashkimit Evropian që takohet me Putinin që kur urdhëroi trupat të pushtonin Ukrainën më 24 shkurt.

Lexo më shumë  Imazhet satelitore që tregojnë dëmet në bazën ajrore ushtarake ruse – pas sulmeve nga Ukraina

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *