KryesoreLajme

Kamikazët e Qeverisë që po rrisin prapë taksat mbi naftën

Në kulmin e krizës së karburanteve, teksa çmimi i naftës në treg ka cekur nivelin 200 lekë për litër, qeveria ka nisur procedurat për të rritur më tej taksat mbi naftën. Dhe jo taksat që shkojnë në buxhetin e shtetit, por ato që përfundojnë në llogaritë e koncesionarëve privatë. Nuk është fantashkencë, as përrallë prilli, por e vërtetë.

Ministria e Financave, përmes Drejtorisë së Koncesioneve, ka nisur procedurat për të dyfishuar tarifën e kontrollit të pompave në stacionet e karburanteve nga 14 mijë lekë për pompë në vit që është aktualisht në 28 mijë lekë në vit. Kjo tarifë i paguhet kompanisë koncesionare Noa Control nga shoqëritë e karburanteve, por paguesi fundor i saj është konsumatori, pasi pikat e karburanteve e përcjellin koston në çmimin final të naftës.

Aktualisht Shqipëria ka rreth 25 mijë pompa në stacionet e karburanteve. Rritja e tarifës e rëndon drejtëpërdrejtë barrën mbi qytetarët me të paktën 3.4 milionë euro në vit duke përfshirë dhe efektin e tatimit mbi vlerën e shtuar.

Lexo më shumë  Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës për përkushtimin e saj

Pyetja shtrohet se çfarë e shtyn një qeveri të propozojë dyfishim taksash mbi karburantet në një kohë kur gjithë bota është tronditur nga kriza e çmimit të naftës? Dy janë opsionet. Ose këta janë të paaftë mendërisht dhe nuk kuptojnë më se çfarë bëjnë, ose u ka zënë sytë korrupsioni deri në pikën që të bëjnë dhe kamikazin fiskal. Madje mënyra se si po kërkojnë ta bëjnë është edhe më kriminale duke tentuar që propozimin t’ia faturojnë vet aktorëve të tregut.

Megjithatë përtej arsyeve që ka Ministria e Financave, atyre reale se justifikimet me regjimin automatik janë paçavure që nuk i beson as vet, një gjë është e sigurtë. Një zyrtar publik që shtyn për një masë të tillë është praktikisht armik publik.

Shqipëria është një nga vendet me barrën më të lartë të taksave mbi karburantet në botë. Pak javë më parë qeveria zyrtarizoi sërish rritje taksash mbi naftën përmes indeksimit të akcizës me nivelin e inflacionit. Rritja e radhës me dyfishimin e tarifës së pompave është hara-kiri i mirëfilltë. Jo vetëm për pasojat mbi xhepat e qytetarëve, por edhe dëmet e shumëfishta në ekonomi.

Lexo më shumë  Osmani dhe Konjufca bëjnë homazhe në Poklek e Çikatovë të Vjetër

Por rreziku që marrëzia e Ministrisë së Financave të realizohet është shumë i lartë. Kjo është një masë, e cila ka për të ndeshur shumë pak rezistencë politike. Në të shkuarën kjo linjë interesi ja ka dalë të heshtë edhe opozitën. PD e di shumë mirë këtë. Të vetmet zëra kundër me gjasë do të vijnë nga LSI ose deputeti socialist Erjon Braçe. Pjesa tjetër ka për të heshtur teksa qeveria shtyn përpara sulmin e radhës kamikaz. Ndaj barriera e vetme ndaj rritjes së re të taksave mbi naftën, mbetet vetëm reagimi qytetar. Ky është korrupsion dhe duhet ndalur. /MCN TV/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *