Bota

Kamala Harris shkon në Paris për të zbutur tensionet me francezët

Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, ka mbërritur në Paris për një viztë katër-ditore, me një mision të qartë, për të përmirësuar marrëdhëniet me Francën, pas krizës të shkaktuar për nëndetëset.

Harris gjatë takimit me presidentin francez Emmanuel Macron, pritet të konfirmojë hapat e Bidenit, duke përfshirë diskutimet rreth mbështetjes së mundshme të SHBA për misionin ushtarak të Francës kundër xhihadistëve në Sahel, dhe për planet për të rritur aftësitë e mbrojtjes evropiane.

“Marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Francës dhe gjithashtu marrëdhëniet transatlantike midis SHBA dhe Evropës janë vërtet kritike për ne. Dhe kjo është diçka që kandidati Biden theksoi gjatë gjithë fushatës,” tha një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë përpara udhëimit.

Lexo më shumë  SHBA-ja thotë se Rusia ka përdorur “agjentë kimikë” kundër trupave ukrainase

Vizita e Harris vjen pas një mosmarrëveshjeje të madhe franko-amerikane që shpërtheu në shtator kur Australia doli nga një marrëveshje me Parisin për nëndetëset më shumë se 60 miliardë dollarë, në favor të një pakti alternativ me SHBA-në. Kjo bëri që Franca të tërheqë ambasadorët e saj nga Uashingtoni.

Presidenti Joe Biden kërkoi të korrigjonte në një takim me Macron muajin e kaluar, duke i thënë liderit francez se qeveria e tij kishte qenë “e ngathët” në mënyrën se si siguroi marrëveshjen e nëndetëseve me Australinë, e cila është pjesë e një aleance të re strategjike midis SHBA.

Lexo më shumë  Macroni ripërsërit se nuk e përjashton dërgimin e trupave në Ukrainë

Para se të kthehet në Uashington, Harris do të marrë pjesë në një forum paqeje me liderë të tjerë botërorë, në një konferencë shumëpalëshe mbi Libinë dhe në përkujtimet për përvjetorin e fundit të Luftës së Parë Botërore. Zv.presidentja është kritikuar së fundmi për punën e saj në krizën e emigrantëve në kufirin SHBA-Meksikë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *