Sport

Ka probleme serioze, Pogba “lan duart” me futbollin për këtë vit

Ai dëmtim i pësuar mbrëmjen e djeshme në stërvitjen me Francën do t’i kushtojë shtrenjtë. Paul Pogba ka lënë grumbullimin me kombëtaren alpine ku u zëvendësua me mesfushorin e Romës, Veretout dhe është rikthyer në Angli për t’u kontrolluar nga mjekët e Man. United.

Siç publikojnë mediat franceze, lojtari ka një dëmtim në pulpë dhe është një problem shumë serioz që do ta mbajë gjatë larg fushave lojtarin e “djajve të kuq”.

Të paktën 10 javë do të mungojë Paul Pogba për Man. United dhe me këtë kohë të gjatë rikuperimi ai e ka mbyllur vitin me futbollin e luajtur.

Per Francën nuk do të jetë problem mungesa e tij pasi ka alternative me tepricë trajneri Deschamps por problem më i madh do të jetë për Solskjaer që e shikon shumë të rëndësishëm e ndërkohë edhe për çështjen e rinovimit që ende nuk po vjen pasi që nga 1 Janari ai mund të firmosë me çdo klub për vitin e ardhshëm.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *