Opinion/Aktualitet

Kaligula në Shqipëri

Nga Shaban Murati

Në Shqipëri politikanët nuk dallojnë dot programin e së majtës nga programi i së djathtës, dhe hyjnë e dalin nëpër partitë e njera-tjetrës si nëpër dhomat e vilave të tyre.

Por që deputetët e parlamentit të Shqipërisë të mos dallojnë dot republikën nga monarkia dhe të propozojnë për president të Republikës pretendentin monarkist, i cili ka në program të rrëzojë republikën, kjo kapërxen kufijtë e çdo imagjinate të librit të rekordeve botërore Guinness dhe mund të ndodhë vetëm në bandustanin Shqipëri.

Lexo më shumë  Sado zgjedhje të bëhen, opozita, çdo opozitë, mund ta bllokojë shtetin, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve

Deri tani jemi habitur pa të drejtë që perandori romak Kaligula propozoi kalin e tij si konsull në senatin romak dymijë vjet më parë. Në derexhenë, ku kemi arritur, priteni kur ta bëjnë këtë edhe politikanët e deputetët shqiptarë për qentë dhe për macet e vilave të tyre, sepse statusin kalorsiak duan nja dy mijë vjet t’ia arrijnë.

Lexo më shumë  Beti Njuma: Ironi që shënojmë Ditën e Teatrit pasi lejuam shembjen e Teatrit Kombëtar

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *