KryesoreLajme

Kadetë të Ushtrisë së Kosovës (FSK) po kryejnë një stërvitje ushtarake në parkun e Gërmisë në Prishtinë

Kadetë të Ushtrisë së Kosovës (FSK) po kryejnë një stërvitje ushtarake në parkun e Gërmisë në Prishtinë.

Njoftimin e ka bërë ditë më parë Komuna e Prishtinës, teksa u tha se nuk ka arsye për shqetësim.

“Ju njoftojmë se FSK – Forca e Sigurisë së Kosovës, bazuar në planin e saj të stërvitjeve, më 15 nëntor 2025 do të realizojë një stërvitje ushtarake, marshim kondicional në zonën e Gërmisë. Gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të këmbësorisë dhe prani të pjesëtarëve të FSK-së në terren”, tha Kryeqyteti.

Lexo më shumë  BIRN ‘zbërthen’ Ergys Agasin: Nga zyrtar ministrie në biznesmen me pasuri marramendëse, si u bë ‘koordinator’ me ndikim në majat e pushtetit

Në njoftim u tha se ky aktivitet zhvillohet në kuadër të planit të rregullt stërvitor dhe “nuk ka arsye për shqetësim”.

E ishte ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ai që postoi disa foto gjatë kësaj stërvitjeje.

“Ecja ime e zakonshme në Gërmi sot mori një energji krejt tjetër – një pjesë të rrugës e bëra së bashku me kadetët e Akademisë Ushtarake të FSK-së, oficerët e ardhshëm që po realizonin marshin kondicional 13 km ‘Shtegu i Lavdisë’. Disiplina dhe përkushtimi i tyre janë frymëzim i vërtetë”, shkroi Maqedonci.

Lexo më shumë  Qiratë në Shqipëri u rritën dy herë më shpejt se mesatarja e BE-së

Rruga Press

YouTube player