Lajme

“Ka krim në gjithë vendin”/ DASH: Shqipëria nuk është më një vend i sigurtë

Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, Shqipëria nuk është më një vend i sigurtë për shtatsit e saj që duan të udhëtojnë drejt vendit tonë.

Për këtë arsye, DASH e ka kaluar Shqipërinë ditën e sotme nga niveli i parë, që nënkupton masa parprake normale, në nivelin e dytë, që nënkupton se duhet të rritin kujdesin. Këtë paralajmërim DASH e ka për të gjithë shtetasit amerikanë që duan të vijnë në Shqipëri.

Lexo më shumë  Tifozat Kuq e Zi protestojnë ndaj kandidaturës së Shqipërisë me Serbinë për EURO 2027 – publikojnë foto nga lufta në Kosovë

“Aftësia e zbatimit të ligjit për të mbrojtur dhe ndihmuar udhëtarët është e kufizuar në disa zona, veçanërisht në rajone të largëta. Ka pasur dhunë në shënjestër të lidhur me rrjetet e paligjshme të drogës dhe krimin e organizuar në mbarë vendin. Udhëtarët duhet të jenë të vetëdijshëm për rrethinën e tyre dhe shtrirjen e policisë dhe shërbimeve të urgjencës në zonën e tyre.” – është përshkrimi që DASH i bën Shqipërisë për shtetasit e saj.

Kjo është një tjetër “këmbanë alarmi” për situatën me kriminalitetin në vendin tonë.

Për më shumë kliko linkun KËTU.

Rruga Press

YouTube player